LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës në një stacion të karburantit – shfaqen pamjet “sikur nëpër filma” të vrasjes së një personi në Philadelphia

Në mes të ditës në një stacion të karburantit – shfaqen pamjet “sikur nëpër filma” të vrasjes së një personi në Philadelphia

Një kamerë e sigurisë regjistroi pamjet tronditëse të një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri në një stacion të karburantit në Philadelphia.

Dy vrasës të veshur me të zeza qëlluan për vdekje një person në mes të ditës në një stacion karburanti në North Philly.


Videoja e publikuar nga policia e Philadelphias shfaq të dyshuarit në një veturë të markës, Mazda me targa të New Jerseyt, raporton nypost.

Sulmuesit, të cilët ishin të maskuar “gjer në dhëmbë”, më pas dolën nga vetura dhe vrapuan drejt objektivit të tyre ndërsa njëri kishte një pushkë në duar, tjetri ishte i armatosur me një pistoletë.

Të dyshuarit qëlluan disa herë në drejtim të viktimës, të identifikuar nga Fox Philadelphia si 30-vjeçari Brandon Dixon.

Dixon, baba i një vajze 5-vjeçare, vdiq në një spital, njoftoi policia amerikane.

“Nuk e di kush po i rrit këta fëmijë, por atyre nuk u intereson. Ata nuk kanë empati”, tha Lisa, nëna e Dixonit.

Ndryshe, policia tashmë ka nisur hetimet rreth ngjarjes dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për të kapur sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori