LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Greva nuk u mbajt në një shkollë në Prishtinë – ajo nuk u respektua edhe nga disa mësimdhënës në Deçan, Gjilan dhe Rahovec

SBASHK-u: Greva nuk u mbajt në një shkollë në Prishtinë – ajo nuk u respektua edhe nga disa mësimdhënës në Deçan, Gjilan dhe Rahovec

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva njëorëshe sot është mbajtur në të gjitha shkollat, përveç shkollës “Iliria” në Prishtinë.

“Kemi kënaqësinë të iu informojmë se sipas informatave që i kemi marr nga Këshillat Greviste Komunale dhe Universitete (Këshillat Greviste të SUSHK-ut) tregon se pas mbajtjes së grevës njëorëshe edhe në ndërrimin e dytë në nivel vendi greva ishte e realizuar pothuajse 100%, përjashtim bën vetëm shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keq informuar nga ish kryetari i kësaj shoqate sindikale”, thuhet në njoftim.

Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë
Lexo po ashtu Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë

SBASHK thekson se sipas informatave edhe në komunën e Deçanit në dy shkolla kanë thyer grevën dy mësimdhënës si dhe në komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës.


“Duke marr parasysh numrin e anëtarësisë së SBASHK-ut që është 25,123, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27,000 punonjës të këtij sektori, që do të thotë edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut, janë solidarizuar me grevën. Pjesëmarrja kaq e madhe në grevën paralajmëruese na obligon neve udhëheqësin e SBASHK-ut që të jemi shumë këmbëngulës drejt realizimit të kërkesave tanimë të njohura dhe presim reflektim pozitiv nga Qeveria për t’i realizuar kërkesat” , thuhet në njoftim.

SBASHK thekson se nëse deri me datë 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, do të përgatiten për grevë të përgjithshme.

“Qysh nga sot iu ftojmë që të bëhen gjitha përgatitjet e duhura që me datë 20 maj 2022 të gjithë së bashku e të bashkuar edhe me anëtarët e federatave tjera sindikale, të organizojmë një protestë në Prishtinë, e cila do të jetë paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme, të cilën pritet ta shpall BSPK, në rast të mos përmbushjes së kërkesave të anëtarësisë së federatave sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori