Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe kjo pjesë e rajonit mbetet prioriteti strategjik i BE-së.
Ai këto komente i bëri para darkës jo formale me gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, traditë kjo e cila nisi nga paraardhësja e tij, Federica Mogherini, për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet.
Kryediplomati evropian tha se çështja e sigurisë në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës do të jetë në krye të agjendës së darkës në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Dua të diskutoj me partnerët tonë më të ngushtë, 6 liderët ballkanikë përfaqësojnë partnerët tanë më të afërt, dhe jo vetëm nga pikëpamja gjeografike. Unë jam duke folur me ta si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian, për të diskutuar se si mund t’i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte. Si gjithmonë, unë jam i etur të dëgjoj shqetësimet e këtyre liderëve, duke pasur parasysh këtë situatë, dhe se si ata parashikojnë veprimin tonë të përbashkët për të mbrojtur rregullat dhe vlerat, dhe si të trajtojmë ndikimin negativ të luftës së Putinit në ushqim, energji dhe stabilitetin në kontinentin tonë të përbashkët. Sepse ne e dimë se Rusia po përpiqet të shfrytëzojë dobësitë tona dhe dobësitë e rajonit. Ne duhet të punojmë së bashku për të mos lejuar që Rusia të shfrytëzojë këto dobësi”, tha Borrell.
Kryediplomati evropian tha se takimi me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një mundësi për përgatitje të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së që do të mbahet të hënën e ardhshme për rajonin. Ai ndërkaq përsëriti se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e jona, është pjesë e gjeografisë sonë, dhe ne do të veprojmë së bashku për të përballuar veprimet përçarëse të Rusisë të bëra drejtpërdrejt kundër rajonit, përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike… Dua të theksoj nevojën për të qëndruar të bashkuar dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar së bashku një Evropë të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë. Ky është interesi ynë kolektiv. Kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar një të ardhme për Ballkanin Perëndimor, sepse e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”, tha Borrell.
Në darkën jo formale Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në SHBA.
Kësaj here, darka e Brukselit përkon me situatën e vështirë të krijuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe që ka hyrë në muajin e tretë, njofton kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles