LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet e BE-së heqin “detyrimin për mbajtje të maskës” në aeroplanë dhe në aeroporte

Autoritetet e BE-së heqin “detyrimin për mbajtje të maskës” në aeroplanë dhe në aeroporte

Pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplan në Evropë nga java e ardhshme nuk duhet t’u kërkohet më të mbajnë maskë në fluturimin e tyre ose në një aeroport, sipas udhëzimeve të lëshuara të mërkurën nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, agjencitë thanë se nivelet e vaksinimit, imuniteti i fituar natyrshëm dhe heqja e kufizimeve në disa vende evropiane qëndrojnë pas vendimit për heqjen e mbajtjen e detyrueshme të maskës që ka qenë në fuqi që nga viti 2020.

Por dyshja thonë se mbajtja e një maskë për fytyrën është “ende një nga mbrojtjet më të mira kundër transmetimit të COVID-19”.


“Nga java e ardhshme, maskat e fytyrës nuk do të kenë më nevojë të jenë të detyrueshme në udhëtimet ajrore në të gjitha rastet, duke u përputhur gjerësisht me kërkesat në ndryshim të autoriteteve kombëtare në të gjithë Evropën për transportin publik”, ka thënë drejtori ekzekutiv i EASA, Patrick Ky.

“Për pasagjerët dhe ekuipazhet ajrore, ky është një hap i madh përpara në normalizimin e udhëtimeve ajrore. Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e të tjerëve rreth tyre. Dhe një pasagjer që kollitet dhe teshtin duhet të mendojë fuqimisht të mbajë një maskë për fytyrën, për të ofruar siguri për ata që ulen aty pranë”.

Siç vënë në pah mediat e huaja, rekomandimet e reja do të hyjnë në fuqi nga 16 maji.

Por agjencitë thanë se rregullat e maskave do të ndryshojnë ende, pavarësisht prej linjave ajrore – edhe përtej asaj date.

Për shembull, pasagjerëve që udhëtojnë me fluturime për në ose nga një destinacion ku mbajtja e maskës është ende e detyrueshme në transportin publik mund t’u kërkohet ende të mbajnë një maskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori