Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tash kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, thotë se në Semetisht dhe Budakovë, që përmenden si lokacione të dyshuara nga Specialja na aktakuzën e plotësuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nuk kanë qëndruar krerët e UÇK-së.
Qeriqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se pos komandantëve lokal asnjëherë në vendet e përmendura nga Gjykata Speciale nuk janë parë drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Unë kam vepruar në një kohë në pjesën e Shtimes. Për një kohë të gjithë në fillim të luftës e kemi mbajtur nën kontroll magjistralen Prishtinë-Shtime-Prizren. Gjatë kësaj kohe sa unë kam qëndruar jo këta që po gjykohen por asnjë eprorë të lartë të UÇK-së nuk e kam takuar në atë zonë. Të gjithë këta i kam takuar pas lufte. Edhe pse ka qenë zona më e sigurt për të kaluar në Zonën e Nerodimes, jo vetëm unë po asnjë ushtarë që ka patrulluar me ndërrime nuk ka perënduar se ka parë në atë zonë këta që po gjykohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se është i bindur që për këto pika të aktakuzës, këta që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm.
Edhe Safet Syla, ish kolonel, ka thënë se pavarësisht prezencës së tij në vendet ku pretendohet të jenë kryer këto krime, nuk ka dëgjuar asgjë në lidhje me akuzat.
“Kam ngelur i habitur me këto dy aktakuza të reja”, ka thënë ai.
Budakova dhe Semetishti janë dy lokacionet ku Prokuroria e Hagës po pretendon se janë kryer arrestime, vrasje e tortura nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Në anekset e reja të akuzave që rëndojnë mbi Thaçin dhe të tjerët, pjesa më e madhe e detajeve janë të redaktuara.
Pra, sekrete për publikun e gjerë. Mirëpo, në pjesët e pakta që janë publikuar, ofrohen rrëfime të pretenduara për disa shtëpi të cilat janë shfrytëzuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së për kryerjen e krimeve të luftës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A