Dita e parë e bllokimit të Kuvendit të Maqedonisë, pushtet nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve
Opozita maqedonase të martën, më 10 maj, ka nisur me bojkotin e punës së Kuvendit duke pamundësuar kështu miratimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave, por edhe mbajtjen e seancave të rregullta për shkak të shumicës së brishtë parlamentare, pasi nga 120 deputetë sa numëron Kuvendit, shumica ka 64.
Deri te bojkoti erdhi pasi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton Lidhjen Social Demokrate, refuzoi kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, për takim liderësh në të cilën kërkohej që të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
VMRO-ja vlerëson se Qeveria nuk ka legjitimitet dhe aftësi për të udhëhequr vendin, që sipas saj, është në gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit.
“Bllokada aktive është pasojë apo reagim ndaj veprimit të Qeverisë së Kovaçevskit, në krye me LSDM-në dhe BDI-në [Bashkimin Demokratik për Integrim], e cila nuk tregoi ndjenjën e shtetësisë dhe refuzoi çdo mundësi për dialog për çështjet më të rëndësishme në këtë vend. Epilogu i bllokadës aktive vjen pasi Kovaçevski dhe Qeveria paraprakisht refuzuan edhe dialogun në katër fusha kyçe për qytetarët, ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe politikën ndërkombëtare, me theks të veçantë bllokadën nga Bullgaria dhe si zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Nikolla MIcevski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë për të gjitha çështjet, por jo përmes kushtëzimeve, shantazheve dhe afateve kohore.
“Bisedime përmes shantazheve, me numërim të ditëve se keni edhe pesë apo katër ditë për të biseduar për një pikë të rendit të ditës, për caktimin e datës së zgjedhjeve, takim të tillë nuk mund të ketë. Qeveria dhe LSDM-ja së bashku me partitë tjera, nuk do të lejojnë që përmes bllokimit të institucioneve të bllokohet vendi. Ne kemi shumicës dhe do të vazhdojmë të qeverisim. Kërkesa e VMRO-së ka të bëjë me mbulimin e dështimeve në të gjitha komunat që i fitoi në zgjedhjet e vitit të kaluar”, tha Kovaçevski.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njëherësh zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se qëllimi i opozitës, sipas tij, nuk është e ardhmja e vendit, por marrja e pushtetit.
“Opozitës nuk i intereson asgjë tjetër pos dorëheqjeve dhe zgjedhjet e parakohshme, por kjo nuk i intereson edhe qytetarëve të cilët kanë interesa të ndryshme nga ato të opozitës, e cila ka vetëm se një qëllim si të vijë në pushtet”, tha Osmani, duke akuzuar opozitës edhe për pengesa në procesin e integrimit evropian, përkatësisht në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Ndërkohë, për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, opozita shqiptare nuk do të bllokojë punën e Kuvendit, por edhe ajo pajtohet me kërkesën e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se Qeveria aktuale e ka humbur legjitimitetin pasi zgjedhja e saj nuk është bërë në zgjidhje, por është trashëgim i qeverisjes së ish-kryeministrit, Zoran Zaev.
Përveç kësaj, Sela tha se zgjedhje duhet të ketë edhe për shkak se BDI-ja, sipas tij, nuk ka përmbushur premtimin e saj kryesor për kryeministrin e parë shqiptar, por edhe për shkak të krizës së thellë ekonomike.
“Të mos flasim pastaj për krizat të cilat, më tepër se gjithçka i godasin qytetarët e këtij vendi. Prandaj janë legjitime veprimet politike të partive politike. Agjenda jonë është kjo, të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndërsa për format se si do të realizohen këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne respektojmë vendimin e çdo subjekti politik”, u shpreh Sela.
Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të këtij viti duke zëvendësuar Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet lokale, më 31 tetor të vitit 2021.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës