LAJMI I FUNDIT:

Para finales së Ligës së Konferencës me Romën, Feyenoordi kritikon hapur UEFA-n për “Air Albania”

Para finales së Ligës së Konferencës me Romën, Feyenoordi kritikon hapur UEFA-n për “Air Albania”
Foto: UEFA.com

UEFA ka njoftuar sot se ka nisur shitjen e biletave të finales së Ligës së Konferencës, që do luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania” me datë 25 maj.

Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se në shitje janë 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total janë për Romën dhe Feyenord, katër mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën janë në dispozicion 8500 bileta që mund të blihen nëpërmjet faqes së UEFA-s. (https://support.tickets-ueclf.uefa.com/hc/en-us).

Biletat do jenë të ndara në katër kategori, teksa çmimi më i vogël është 25 euro deri në 125 euro. Kapaciteti prej 19 mijë vendesh i “Air Albania” për finalen e Ligës së Konferencës ka zhgënjyer shumë tifozët e Romës dhe Feyenoord, që po hasin vështirësi të jashtëzakonshme për të qenë në Tiranë.


Çmenduri në tregun e zi: 10 mijë euro një biletë për finalen Roma-Feyenoord
Lexo po ashtu Çmenduri në tregun e zi: 10 mijë euro një biletë për finalen Roma-Feyenoord

UEFA ka vendosur në dispozicion të klubeve nga 4 mijë bileta secilit, por ky numër është shumë i vogël në krahasim me kërkesat që kanë klubet. Për këtë arsye Feyenoord ka kritikuar hapur shtëpinë e futbollit evropian teksa në një njoftim thotë se është shumë e zhgënjyer pasi “kjo finale, me dy tifozëri të zjarrta, meritonte një arenë më të madhe”.

Deri më tani 8 mijë tifozë të Feyenoordit kanë thënë se do jenë në Tiranë pavarësisht nëse futen apo jo në stadium, ndërsa 15 mijë kanë konfirmuar të Romës. Sipas të gjitha gjasave mijëra prej tyre do ta ndjekin finalen nga lokalet e kryeqytetit.

Numri i vogël i biletave ka nxitur edhe spekulimet, aq sa mediat italiane kanë konfirmuar se disa tifozë që kanë siguruar biletat i kanë rinxjerrë në shitje duke nisur nga 800 euro deri në 10 mijë euro, ndërsa në faqen e UEFA-s varijojnë nga 30-125 euro. Edhe hotelet në Tiranë janë thuajse të rezervuara për datat 24-25 dhe 26 maj pavarësisht se çmimet janë shumëfishuar. Ndërkohë për organizimin e finales bashkia e Tiranës do lëvrojë një fond prej 430 milionë lekësh, ndërsa UEFA ka investuar 400 mijë euro që stadium të jetë gati. Përllogaritet që tifozët do të shpenzojnë në Tiranë rreth 140 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori