Qeshni, por mendoni dy herë: Karikaturisti belg që merret me ndotjet nga plastika
![Qeshni, por mendoni dy herë: Karikaturisti belg që merret me ndotjet nga plastika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/Boerke2-e1652184788795-780x439.jpg)
Nga: Jennifer Rankin / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Karikaturisti belg, Pieter De Poortere, po përpiqet të bëjë të pamundurën për mjedisin: të ha më pak mish dhe t’i ndajë me kujdes mbeturinat – në qelq, letër, plastikë. E kuptoi se kjo nuk mjafton. “Thashë më vete, nëse të gjithë i rregullojmë mbeturinat tona, atëherë gjithçka do të riciklohet, gjithçka do të jetë në rregull, atëherë do t’ia dalim mbanë. Por, në fakt, kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai, duke i treguar problemet e industrisë globale të mbeturinave, ku plastika e vendeve të pasura mund të hidhet ose të digjet në zjarret e hapura në vendet më të varfra.
Kështu, e vuri në veprim personazhin e tij më të njohur, si pjesë e një projekti artistik ndërkombëtar që nisi në prill, me synimin për të tërhequr vëmendjen te problemi i prodhimit të plastikës.
Dickie, një antihero i shkurtë me mustaqe, është humbës i përhershëm, qoftë nën maskën e fermerit, astronautit, heroit të përrallave apo personazhit biblik. “Gjithmonë përpiqem të imagjinoj se cila është gjëja më e keqe e mundshme që mund t’i ndodhë atij”, tha De Poortere për personazhin që krijoi gati dy dekada më parë, i cili tani ka vend të përhershëm në Muzeun e Artit Komik në Bruksel.
I njohur fillimisht si Boerke – në versionin origjinal në gjuhën flamane – seria është vizatuar në stil fëmijëror, por me humor të zi të mprehtë që synon drejtpërdrejt të rriturit. Ka fituar çmime në Belgjikë, një vend ku stripat çmohen si art i lartë.
Pas viteve të tëra me taksirate, Dickie tashti bën kërdi në mjedis – duke e arritur një marrëveshje katastrofale me “Plastics Inc”, ose duke bërë dëme tjera në tentimin për t’i ulur shpenzimet e paketimit të mbeturinave. “Shumëçka nga puna ime është e paqartë”, tha De Poortere. “Dickie ndonjëherë është i keq, ndonjëherë është i mirë, ndonjëherë është humbës, nganjëherë me të vërtetë është lakmitar, është egoist, i keqpërdor njerëzit … Njerëzit nisin ta lexojnë dhe qeshin, por shpesh duhet të mendohen dy herë, mos kjo vërtetë po ndodhë”?
Camille Duran, themeluese e Fondacionit Cosmic me bazë në Suedi, organizatë kjo që qëndron prapa nismës Magnify, një projekti artistik që prezanton edhe punën e bërë nga De Poortere, ka thënë se qëllimi i projektit ishte të zhvendoste vëmendjen e njerëzve drejt prodhimit të plastikës, jo vetëm te konsumi. “Edhe nëse kërkesa do të fillojë të ulet, ndërsa politika bëhet më ambicioze, më shumë objekte [petrokimike] po lejohen në mbarë botën.”
Në fillim të këtij viti, 173 vende u zotuan ta zhvillojnë një traktat ligjërisht të detyrueshëm – deri në vitin 2024 – për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika. Marrëveshja e cila do t’i përfshijë masat për ta trajtuar prodhimin e plastikës, është përshkruar si marrëveshja më e rëndësishme shumëpalëshe mjedisore, që nga marrëveshja e Parisit për klimën. Megjithatë, sipas tendencave aktuale, prodhimi i plastikës pritet të dyfishohet brenda 20 viteve të ardhshme dhe deri në vitin 2050 mund të përbëjë 15 për qind të sasisë vjetore të karbonit në botë.
Duran – e cila shpreson ta zgjerojë projektin në pjesë të tjera të botës – nisi punën duke zgjedhur tre artistë pranë disa prej pikave më të nxehta petrokimike në botë: Luiziana, Tajvani dhe Antverpi.
Organizatorët shpresojnë se faqet e Dickiet do të ndihmojnë në nxitjen e kundërshtimit të fabrikës gjigante plastike në Antverp, e planifikuar nga kompania britanike petrokimike “Ineos”. Aktivistët kanë nisur një sfidë ligjore ndaj vendimit të Antverpit për t’ia dhënë “Ineos”-it lejen për ta ndërtuar fabrikën e kimikateve për të prodhuar etilen nga gazi amerikan.
Aktivistët thonë se projekti do të nxisë përdorimin e plastikës dhe nuk arrin t’i përmbushë objektivat e Unionit Evropian për klimë. “Ineos”-i kundërshton duke thënë se instalimi do të jetë më ekologjik dhe se do të ndihmojë në prodhimin e plastikës afatgjate që përdoret në teknologji dhe te kujdesi shëndetësor.
Sekuencat për plastikën të realizuara nga De Poortere, shfaqen gjatë gjithë majit në të përjavshmen në gjuhën holandeze, “Knack”. Artisti planifikon t’i përfshijë ato në një libër me 50 faqe, që mbulon emergjenca të tjera mjedisore – përfshirë ngrohjen globale – i cili do të botohet në vitin 2023.
De Poortere, i lindur në Gent, e njeh mirë Antverpenin, por zgjodhi të mos e vendoste punën e vet në ndonjë vend të caktuar, për të pasur kështu mesazh universal.
“Është e rëndësishme që ai mesazh të transmetohet tek publiku – jo në një mënyrë të bezdisshme – përmes artit, përmes humorit, përmes përpjekjeve për t’i bindur njerëzit, thjesht për t’i bërë ata të mendojnë. Dua ta tregoj paksa absurditetin e realitetit”. Njerëzit, shtoi ai, nuk mund të ndalojnë së bëri “marrëzira të dëmshme për ne. Ka tragjedi në këtë miopi , por është edhe bazë e mirë për humor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
Jeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/Iliret-780x439.gif)
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
![Lufta për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Stolpersteine-e1710413122357-780x439.jpg)
Lufta për "kulturën e kujtesës" të Gjermanisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi