Në Hagë ka vazhduar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, dhe versionet e redaktuara konfidenciale dhe publike edhe për ish-kreun e UÇK-së, Kadri Veseli.
Prokuroria shtoi akuzat e reja me pretendimet për krime të kryera në Komunën e Suharekës.
“Prokuroria shton akuzat e reja, në lidhje me krimet që pretendohet që janë kryer në Budakova, Semetisht të komunës së Suharekës, midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit, dhe 28/29 prill në lidhje me 12 persona. Krimi kundër njerëzimit, i përndjekjes, krimi kundër njerëzimit i burgosje, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimit i akteve tjera çnjerëzore, krimi i luftës i tarjtimi mizor, krimi kundër njerëzimit i torturës, krimi i luftë i torturës, krimi i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës i vrasjes dhe pika 10 krimi i njërzimit i zhdukjes së peronave”, tha prokuroria.
Tutje, sipas prokurorisë aktakuza tjetër ka të bëj me krimet që pretendohen që janë kryer në Komunën e Gjilanit në muajin korrik të vitit 1999, në lidhje me tre persona.
“Krimi kundër njerëzimi – i përndjekjes, i burgosjes, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimit – i akteve tjera njerëzore, krimi i luftës – i trajtimit mizor, krimi kundër njerëzimit – i torturës, krimi i luftës – i torturës, krimi kundër njerëzimit – i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës – vrasjes së paligjshme. Krimet në pika 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10 u kryen si pjesë e sulmit gjerësisht të përhapur kundër popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri veriore, nga viti 98 deri shtator 99. Këto krime vunë në shënjestër kundërshtarët që konsideroheshin bashkëpunëtoret që kishin qenë të lidhur me institucionet shtetërore të RFJ-së ose nuk mbështesin qëllimet e UÇK-së dhe më vonë të qeverisë së përkohshme të Kosovës, ndër të cilët personat e lidhur me LDK, serb, rom dhe të kombësive tjera. Krimet pika 5, 7 dhe 9 u kryen me personat që nuk merrnin pjesë aktive në luftime në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar, dhe në lidhje me këtë konflikt ndërmjet UÇK-së dhe forcave RFJ-së që luftonin në emër të Serbisë…. Veseli ka përgjegjësi penale, si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, ose si alternativ për kryerën e ndërmarrjes kriminale…Veseli ka përgjegjësi penale si epror në këto pika…”, tha prokuroria.
Ndërkaq, gjyqtari pyeti Veselin se nëse i ka kuptuar akuzat e reja, ai tha: ” I kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejt dhe të shpreh pozitën dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”.
Veseli po ashtu është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i janë drejtuar nga Prokuroria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje