LAJMI I FUNDIT:

Marigona e Arlinda Hajdari dhe Leonora Demaj edhe në edicionin e ardhshëm luajnë në Superligën e Danimarkës në hendboll

Marigona e Arlinda Hajdari dhe Leonora Demaj edhe në edicionin e ardhshëm luajnë në Superligën e Danimarkës në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Skuadra Ringkobing do të luajë edhe në kampionatin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës në hendboll. Superliga e Danimarkës është prej ligave më të forta në botë, kurse Ringkobingu fitoi të shtunën ndaj Ringsted për ta konfirmuar vendin në elitë.

Ringkobingu fitoi dy ndeshjet e ‘play-outit’ ndaj Ringsted dhe kështu mbeti pjesë e elitës. Të shtunën skuadra e tri hendbollisteve tona fitoi bindshëm, 33-16.


Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, shënoi katër gola për Ringkobingun. Katër gola i shënoi edhe Marigona Hajdari, hendbollistja tjetër shumë e rëndësishme e Dardanëve. Marigona është shquar edhe me organizim të lojës.

Ndërkohë motra e Marigonës, Arlinda, ende po mungon për shkak të lëndimit që e pësoi verën e kaluar. Ajo do të kthehet në edicionin e ardhshëm dhe do të jetë e rëndësishme për Ringkobingun e po ashtu edhe për Kosovën.

Mbetja e Ringkobingut në elitë është e rëndësishme edhe për Kosovën. Kështu tri prej lojtareve tona kryesore do të luajnë në një top-kampionat evropian dhe do të kenë çdo javë ndeshje të forta.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori