LAJMI I FUNDIT:

403 raste aktive me COVID-19

403 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, deri dje 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597”, thuhet në njoftim./kp/