LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e Skënderbeut, Krasniqi: Shembulli i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin atdhetar

Ditëlindja e Skënderbeut, Krasniqi: Shembulli i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin atdhetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditëlindjen e heroit Gjergj Kastrioti-  Skënderbeu theksoi se shembull i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin atdhetar.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se jeta dhe vepra e Skënderbeut ka skalitur dhe mbajtur gjallë në gjenezën e secilit shqiptar guximin për rezistencë, luftën ndaj pushtuesve e dëshirën e flakët për liri.


“Më 6 maj të vitit 1405, u lind heroi i madh shqiptar, prijësi historik, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jetëshkrimi i tij 63 vjeçar në trojet shqiptare, është i mbushur me sfida e sakrifica, por, mbi të gjitha, me patriotizëm e atdhedashuri.

Guximin dhe shkathtësitë e tij prej strategu i kishte dëshmuar në shumë beteja, ndërkaq, aftësinë prej burrështetasi, Skënderbeu e dëshmoi në Lidhjen e Lezhës, duke i bërë bashkë të gjithë princat shqiptarë nën një komandë.

Jeta dhe vepra e Skënderbeut ka skalitur dhe mbajtur gjallë në gjenezën e secilit shqiptar guximin për rezistencë, luftën ndaj pushtuesve e dëshirën e flakët për liri. Shembulli i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin atdhetar”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori