LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas darkës me Vuçiqin: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

Kurti pas darkës me Vuçiqin: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u realizua në Berlin, ku Kurti dhe Vuçiq takuan të mërkurën edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke


“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Edhe Lajçak ka mirëpritur mundësinë për një darkë jo formale me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ku është diskutuar rreth dialogut.

“Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkrruar Lajçak.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiqi, ka falënderuar nikoqirët gjermanë për organizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit nikoqirëve gjermanë për organizimin e dialogur mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar në një postim në Twitter, ka shkruar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kurti e Vuçiq janë takuar sonte në një darkë të përbashkët në Berlin me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, në konferencë shtypi pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kancelari  Scholz, tha se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është i një rëndësie “të madhe” për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ashtu si dhe për integrimin evropian të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori