LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti gjatë këtij muaji viziton SHBA-në

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti gjatë këtij muaji viziton SHBA-në

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se gjatë këtij muaji, kryeministri Albin Kurti do të zhvilloj vizitë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj. E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Kryeziu në Facebook, duke ia bashkangjitur disa fotografi nga takimet e Kurtit.

Ndryshe, Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani ku gjatë ditës është takuar me Kancelarin Scholz dhe minisren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.


Ndërkohë Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sonte në Berlin një takim jo formal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi/