LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Mitrovicë – vetura godet tre këmbësorë

Aksident trafiku në Mitrovicë – vetura godet tre këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Telegrafi/