Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, në takimin e sotëm të Asamblesë Komunale, i ka propozuar Kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, që të merren masa urgjente duke gjetur forma që lokali ‘Panda’, ku më 14 dhjetor të vitit 1998 ishin vrarë 6 të rinj serb nga vet pushteti i Millosheviqit e për çfarë ishin akuzuar dhe burgosur të rinj shqiptarë, ushtarë të UÇK-së, të shpallet muze.
Ganiqi tutje ka propozuar që ky muze të emërohet ‘Muzeu i së vërtetës’, çfarë sipas Ganiqit dhe subjektit të tij, do pasqyronte të vërteten reale të rastit të rëndë, për të cilin pasojat i vuajnë edhe sot e tutje disa prej të akuzuarve të pafajshëm.
Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Agron Kollçaku, Vllaznim Pergjegjaj, Beqir Loxha dhe Behar Bajri, u arrestuan për vrasjet dhe u mbajtën për vite nëpër burgjet e Serbisë. Ky i fundit, Behar Bajri edhe sot vuan pasojat e torturave.
Ndryshe, vrasja e 6 të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998 është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur për rreth 23 vjet nga shteti i Serbisë.
Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 2014, autoritetet e larta të Serbisë edhe atëherë me Vuçiqin si zv/kryeministër, kishin paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.
Më 14 dhjetor 1998, në Pejë në kafiterinë ‘Panda’ me rreth 60 plumba ishin qëlluar duke mbetur të varë të rinjtë serb, 15 vjeçari Ivan Obradoviq, 16-vjeçari Vukota Gvozdenoviq, 18-vjeçarët Svetislav Ristiq, Zoran Stanojeviq dhe Dragan Trifoviq dhe 24-vjeçari Ivan Radeviq. Dy 18 vjeçar të tjerë, Vlado Lonçareviq dhe Nikola Rajoviç dhe pronari i Panda Caffe, Mirsad Saboviq, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave. /RADIO 1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker