LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit në rastin e 53 milionë eurove

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit në rastin e 53 milionë eurove

Ish-ministri i Industrisë, Pal Lekaj dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në rastin e 53 milionë eurove janë deklaruar të pafajshëm.

Përveç deputetit, Lekaj të akuzuar në këtë rast janë edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Në seancën e sotme prokurori i rastit, Valdet Gashi e ka lexuar edhe dispozitivin akuzues.


Seanca e shqyrtimit të dytë fillestar është caktuar më 17 qershor në orën 10:00.

Kurse, në një afat prej 30 ditësh palët e ankuara kanë të drejtë të kundërshtojnë këtë aktakuzë.

Ndërsa, Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët se janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë euro në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.