LAJMI I FUNDIT:

Publikohet fotoja, aty ku shihet se Mbappe ka paketuar gjërat – a po niset për në Spanjë?

Publikohet fotoja, aty ku shihet se Mbappe ka paketuar gjërat – a po niset për në Spanjë?

Tifozët e futbollit janë edhe më të bindur se Kylian Mbappe po transferohet te Real Madrid pasi u shfaq një foto duke paketuar gjërat e tij.

Sulmuesit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të largohet si i lirë nga kampionët e Ligue 1.


Real Madridi ka qenë favorit për të marrë nënshkrimin e tij për një kohë të gjatë – me 23-vjeçarin që ishte afër të transferohej në Bernabeu verën e kaluar.

Bild: Kylian Mbappe do të jetë 100 për qind i Real Madridit
Lexo po ashtu Bild: Kylian Mbappe do të jetë 100 për qind i Real Madridit

Por, tani një marrëveshje duket se është më afër se kurrë dhe mikesha e tij artiste Ora Ito la të kuptohet se francezi tashmë po i zhvendoste gjërat e tij diku tjetër.

Një foto e publikuar në Instagram tregonte gjërat e Mbappes në kuti dhe ai ishte etiketuar në imazh krahas një emoji duke u lutur.

Në janar, u raportua se fituesi i Kupës së Botës kishte rënë dakord për një marrëveshje 950 mijë euro në javë me Real Madridin.

Mbappe do të heshtë për të ardhmen deri në një datë të caktuar dhe Real Madridi e di cila është
Lexo po ashtu Mbappe do të heshtë për të ardhmen deri në një datë të caktuar dhe Real Madridi e di cila është

Mbappe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar Real Madridit.

Kur diskutoi dëshirën e tij për t’u larguar, ai i tha RMC në tetor: “Kam kërkuar të largohem, sepse nga momenti kur nuk doja të rinovoja, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi në mënyrë që të sillnin një zëvendësues cilësor”.

“Ky klub më ka dhënë shumë, kam qenë gjithmonë i lumtur (gjatë) katër viteve që kam pasur këtu dhe jam akoma”.

Di Marzio: Arrihet marrëveshje verbale mes Real Madridit dhe Mbappes me një kontratë ‘stratosferike’
Lexo po ashtu Di Marzio: Arrihet marrëveshje verbale mes Real Madridit dhe Mbappes me një kontratë ‘stratosferike’

“E thashë mjaft herët në mënyrë që klubi të mund të reagonte. Doja që të gjithë të dilnin më të fortë nga kjo, që ne ta lëmë dorë për dore, për të bërë një marrëveshje të mirë dhe e respektova këtë”.

“Unë u thashë: ‘Nëse nuk do që unë të shkoj, do të qëndroj’”, kishte shtuar më tej ai.

Mbappe ka qenë i jashtëzakonshëm për PSG-në këtë sezon, duke shënuar 35 gola në 43 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori