LAJMI I FUNDIT:

Turqia pritet t’i kthejë vullnetarisht një milion refugjatë sirianë

Turqia pritet t’i kthejë vullnetarisht një milion refugjatë sirianë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se janë duke përgatitur një projekt që do të mundësojë kthimin vullnetar të një milion sirianëve, të cilët mirëpriten në Turqi.

Ai mori pjesë përmes videomesazhit në ceremoninë e shtëpive me briketa të ndërtuara në Idlib nën koordinimin e AFAD (Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), ku mori pjesë edhe Ministri turk i Brendshëm, Suleyman Soylu.


Duke deklaruar se Turqia po kryen punime ndihme në rajone të ndryshme të Sirisë, duke arritur një total prej rreth gjashtë milionë njerëz, Erdogan tha se “ne po punojmë fort për t’u qëndruar pranë të gjithë të shtypurve dhe viktimave. Më parë, Turqia ishte vendi që dha më shumë ndihma për sa i përket të ardhurave kombëtare në botë, por tani është në të gjitha fushat. Jemi vendi më donator në botë”, raporton trt.

“Sigurisht, ne jo vetëm që hapëm dyert për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e të shtypurve, por gjithashtu bëmë çdo përpjekje për t’i kthyer ata të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha Erdogan dhe shtoi se që nga viti 2016, kur Turqia nisi operacionet e saj ndërkufitare përballë thellimit të tragjedisë humanitare në Siri, rreth 500 mijë sirianë janë kthyer në zonat e sigurta që Turqia ka krijuar në atë vend.

Duke shprehur se ata mbështesin projektet që do të inkurajojnë kthimet vullnetare, presidenti turk tha se “një nga këto hapa ishin veçanërisht shtëpitë me briketa. Tani jemi duke u përgatitur për një projekt që do të sigurojë kthimin vullnetar të 1 milion vëllezërve dhe motrave sirianë që mirëpresim në vendin tonë. Ne do ta zbatojmë këtë projekt me mbështetjen e vendit tonë dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori