Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave në Shqipëri tregojnë se në muajin mars të këtij viti importet e karburanteve kapën vlerën 39 mijë tonë me një ulje 16 për qind në krahasim me marsin e vitit 2021, por gjithsesi ato mbeten të larta krahasuar me të njëjtin muaj te viteve 2015-2019.
Për të gjithë 3-mujorin e parë të vitit 2022 importet e naftës pësuan rritje vjetore me vetëm 0.8 për qind.
Importet e naftës ishin në rritje të shpejtë para se të niste lufta në Ukrainë. Në janar 2022 importet shënuan rritje vjetore me 13 për qind dhe në shkurt 8.4 për qind, për të pësuar një rënie të shpejtë pasi nisën sulmet ruse në Ukrainë dhe çmimet nisën rritjen, raporton Monitor.
Burimet nga tregu pohojnë se, konsumi i naftës në Shqipëri ka treguar se është rezistent ndaj rritjes së çmimeve.
Makina konsiderohet si një mjet i domosdoshëm, për shkak të transportit jo cilësor public. Aktorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit të karburanteve është konstatuar më shumë në sektorin e ndërtimit, i cili për momentin ka pezulluar aktivitetin për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para si hekuri, çka ka ndikuar sidomos kompanitë që punojnë me tendera, që i kishin llogaritur kostot me çmimet e vjetra.
Ndërsa konsumi i automjeteve është ulur kryesisht në zonat kufitare për shkak të përdoruesit e tyre po furnizohen në vendet fqinjë, ku nafta kushton më lirë.
Pas një politike agresive taksimi mbi naftën në këto 10 vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse. Por konsumi dhe çmimi kanë ecur paralelisht, për shkak se numri i përdoruesve të automjeteve është rritur gjatë kësaj periudhe.
Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e mallrave kudo në botë, por nga ana tjetër sjellja konsumatorë po tregon ndryshime. Në disa produkte jo jetike konsumi po bie me shpejtësi teksa shpenzimet po përqendrohen në mallrat jetike.
Sot çmimi i naftës po përcaktohen nga një Bord ku merre pjesë edhe qeveria. Sot një litër naftë është 243 lekë [rreth 2 euro] për litër ose rreth 30 për qind më e lartë se, një vit më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë