Trajnerët e “The Voice Australia” thuhet se janë bashkuar për të kërkuar paga të barabarta nga Channel Seven në vlerë ‘më shumë se një milion dollarë (950 mijë euro) secili’, nëse i njëjti panel do të rikthehet për sezonin e vitit 2023.
Sipas Woman’s Day, Guy Sebastian ka udhëhequr sindikatën e trajnerëve pasi e konsideroi pabarazinë aktuale të pagave si ‘të padrejtë’, shkruan DailyMail.
Treshja e përbërë nga Guy Sebastian, 40 vjeç, Keith Urban, 54 vjeç, dhe Rita Ora, 31 vjeçe, pagat e të cilëve thuhet se përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të spoektaklit të talenteve, po lobojnë në emër të Jessica Mauboyt, 32 vjeçe, e cila thuhet se fiton më së paku nga trajnerët”.
“Të katër trajnerët janë aktualisht me kushte shumë të ndryshme pagese dhe të gjithë, veçanërisht Guy, mendojnë se është e padrejtë dhe e paqëndrueshme”, tha një burim i brendshëm për revistën.
“Pasi ishte në serial për disa kohë, ai e di se ai mbijeton në dinamikën dhe kiminë e trajnerëve. Ai ka besim në heshtje që kërkesat e tyre do të plotësohen”.
Sipas revistës, trajnerët mund të ‘largohen nga karriget e kuqe’ sezonin e ardhshëm nëse kërkesat e tyre refuzohen.
Grupi thuhet se po kërkon nga një milion dollarë (950 mijë euro) secili pasi u frymëzua nga kasti i “Friends”, të cilët në vitin 2002 u mblodhën së bashku për të siguruar që ata të paguheshin në mënyrë të barabartë për dy sezonet e fundit të serialit.
Ndërsa përflitet se Mauboy merr pagën më të ulët, kolegët e saj trajnerë thuhet se besojnë se ajo ‘meriton më shumë’.
“Të gjithë e duan Jassican. Ata mendojnë se ajo është zemra dhe shpirti i shfaqjes. Në fakt, të gjithëve u pëlqen të punojnë së bashku dhe janë të lumtur të vazhdojnë për aq kohë sa ka audiencë; megjithatë, ata besojnë se është koha për të mbyllur atë barrierë pagash”, shtoi burimi i brendshëm.
“The Voice Australia” ka dëshmuar të jetë një hit për Channel Seven, duke rrëzuar nga fronti shfaqjet si “Lego Masters” të Channel Nine dhe “MasterChef Australia” për nga shikueshmëria.
Premiera e spektaklit të talenteve ishte spektakli argëtues më i ndjekur i natës.
“The Voice Australia” deoinoi demografinë e shikueshmërisë dhe tërhoqi 843,000 shikues në transmetim direkt.
Shifra e vendosi atë përpara premierës së “Lego Masters”, e cila kishte vetëm 672,000 shikues.
Ndërkohë, “MasterChef Australia” tërhoqi vetëm 545,000 shikues për episodin e tij të parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLedri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
Robert Berisha pozon krah të dashurës: Nuk plakem veç me ty o shpirt
E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën
Bora Zemani: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit