LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t’ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë që të më lejonin të regjistroja muzikë një orë në studio

Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t’ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë që të më lejonin të regjistroja muzikë një orë në studio

Rita Ora ka treguar se filloi rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës duke u përgatitur njerëzve çaj në një studio regjistrimi kur ishte adoleshente.

Këngëtarja ka fituar miliona nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe televizion, por tregoi se si e kishte pasur të vështirë të regjistronte një demo kur sapo kishte filluar rrugëtimin e saj, pasi nuk kishte mundësi të rezervonte kohën në studio (e cila është me pagesë për orë në çdo vend të botës).


Interpretuesja e hitit “Lonely Together” tregoi një anekdotë të sinqertë rreth përvojës së saj në praktikë përpara se të bëhej e suksesshme në një nga episodet e fundit të “The Voice Australia” me konkurrentin Ethan Conway, shkruan DailyMail.

Ajo tha: “Unë u internova në studion e regjistrimit kur isha 16 vjeçe, vetëm që të mund të kisha kohë të lirë në studio, sepse nuk mund të përballoja pagesën për të regjistruar demo. Ishte shumë shtrenjtë”.

Një konkurrent në "The Voice Australia" zhvesh këmishën, Rita Ora nuk i reziston: Të dua, a është shumë shpejt?
Lexo po ashtu Një konkurrent në "The Voice Australia" zhvesh këmishën, Rita Ora nuk i reziston: Të dua, a është shumë shpejt?

“Unë duhet t’iu bëja njerëzve çaj dhe më pas pasi të gjithë largoheshin, producenti që zotëronte studion tha: ‘Mirë, ke një orë kohë’, dhe unë do të futesha dhe do të regjistroja një demo”, kujtoi Rita.

Rita performoi në seancat e hapura të mikrofonit në Londër si adoleshente dhe mori pjesë në konkursin e quajtur “Your Country Needs You”, për përzgjedhjen e këngëtarit që do të përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision, në vitin 2008.

Megjithatë, vetëm pak më vonë ajo u tërhoq nga konkursi.

Ylli përfundimisht siguroi një menaxher që ra në kontakt me label-in amerikan “Roc Nation” dhe u tregoi atyre për Ritën.

Kështu shqiptarja nënshkroi kontratë me kompaninë dhe përfundimisht publikoi albumin e saj debutues “Ora” në vitin 2012, duke nisur karrierën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori