LAJMI I FUNDIT:

Pritet të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Pritet të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSVE) u ka bërë thirrje 46 anëtarëve të saja që të krijojnë urgjentisht një Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë të bazuar në parimin e juridiksionit universal, në mënyrë që të sillen para drejtësisë autorët e krimeve të luftës në Ukrainë.

Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin pranveror në Strasburg, Francë, ku Rusia fajësohet për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Rezoluta thekson se ata janë të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte dhe kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili ” në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”.


Asambleja u bëri thirrje vendeve anëtare që të përdorin parimin e juridiksionit universal për të hetuar dhe ndjekur penalisht kryerësit e krimeve jashtë territorit të tij.

Sipas rezolutës, gjykata duhet të ketë mandat për “hetime dhe ndjekje penale ndaj kriminelëve” siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare, shkruan në njoftimin e PSVE-së.

Gjykata duhet gjithashtu “të ketë fuqinë të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare, jo të kufizohet nga imuniteti i shtetit”, tha ai.

Këshilli e dëboi Rusinë në muajin mars për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe lirive themelore si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Evropa
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Vovchansk, qyteti ukrainas në të cilin para lufte kanë jetuar 17 mijë banorë - sot është shndërruar në rrënoja

Vovchansk, qyteti ukrainas në të cilin para lufte kanë jetuar 17 mijë banorë - sot është shndërruar në rrënoja

Evropa
'Kërcënim për të gjithë Evropën': Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, thotë sekretari amerikan i shtetit

'Kërcënim për të gjithë Evropën': Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, thotë sekretari amerikan i shtetit

Botë
Përplasen dy aeroplanë të Delta Airlines në aeroportin e Georgia

Përplasen dy aeroplanë të Delta Airlines në aeroportin e Georgia

Amerika
Kalo në kategori