LAJMI I FUNDIT:

Gates paralajmëron: Pandemia nuk ka mbaruar, virusi mund të jetë edhe më fatal

Gates paralajmëron: Pandemia nuk ka mbaruar, virusi mund të jetë edhe më fatal

Bill Gates ka paralajmëruar sërish se bota nuk e ka parë ende më të keqen e pandemisë së coronavirusit, i cili mund të bëhet edhe më agresiv.

Pronari i Microsoftit theksoi se nuk donte të tingëllonte “i zymtë”, por ekziston rreziku se virusi mund të “transmetohet më shpejtë” në të ardhmen e afërt.


“Jemi ende në rrezik që ky virus të krijojë një variant që do të ishte edhe më i transmetueshëm dhe akoma më fatal. Nuk dua të jem zë i pesimizmit, por rreziku është i lartë pasi ekziston mundësia se ende nuk e kemi parë më të keqen e pandemisë”, tha Gates për Financial Times.

Paralajmërimi i miliarderit vjen pasi Tedros Adhanom Gebreesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi këtë javë se njerëzit duhet të jenë ende të kujdesshëm ndaj virusit.

Gates, i cili po publikon librin e ri, “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme”, ka këshilluar qeveritë në mbarë botën që të investojnë në një ekip epidemiologësh dhe modeluesish kompjuterikë për të ndihmuar në identifikimin e kërcënimeve globale të shëndetit në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori