LAJMI I FUNDIT:

Pas humbjes së djalit të porsalindur, Ronaldo publikon fotografinë e parë me të bijën: Dashuri e përjetshme

Pas humbjes së djalit të porsalindur, Ronaldo publikon fotografinë e parë me të bijën: Dashuri e përjetshme
Foto: Instagram

Cristiano Ronaldo ka publikuar zyrtarisht në rrjete sociale fotografinë e parë me të bijën, gjegjësisht në Instagram.

Futbollisti i famshëm, i cili do të mirëpriste binjakët, një djalë dhe një vajzë, kishte pritur vetëm këtë të fundit.

Djali i yllit të Manchester United ndërroi jetë pas lindjes.


Së fundmi, ai ka shpërndarë një imazh në Instagram ku shfaqet duke e mbajtur foshnjën e porsalindur.

“Dashuri e përjetshme”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Ronaldo falënderon tifozët e Liverpoolit për mbështetjen që treguan pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur: Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment
Lexo po ashtu Ronaldo falënderon tifozët e Liverpoolit për mbështetjen që treguan pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur: Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment

Më herët, në një deklaratë të përbashkët me Georgina Rodriguez, sportisti njoftoi vdekjen e djalit të tij.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, shkruan çifti.

Ronaldo është baba edhe i katër fëmijëve: Cristiano Jr., binjakët Eva dhe Mateo, të lindur me nëna surrogate. Nga lidhja me Georgina Rodriguez ka vajzën Alana Martina. /Telegrafi/