LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së e quan normale sharjen e Abelard Tahirit në Kuvend: Është opozitarizëm

Zëdhënësi i PDK-së e quan normale sharjen e Abelard Tahirit në Kuvend: Është opozitarizëm

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka komentuar zhvillimet e djeshme që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, ku shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës shau deputetët e pozitës.

Abdullahu tha se ajo çka ndodhi dje në seancë është krejtësisht normale, pasi sipas tij, mund të ketë këso reagime kur bëhet opozitarizëm.

“Ne po bëjmë opozitarizëm aktiv. Ne po mundohemi që në çdo aspekt këtë qeveri ta mbajmë përgjegjëse për azhvillime të ndryshme. Është përgjegjësia jonë opozitare, familjare atdhetare që t’i bëjmë presion kësaj opozite, që të shprehim paknaqësinë tonë, që kur duhet ta bëjmë edhe demaskimin e zhvillimeve më të ndryshme dhe krahas kësaj ta ofrojmë alternativën politike për qytetarët e Kosovës”, tha Abdullahu në T7.


“Ajo çka ndodhi në Parlament është krejt normale dhe duhet të priten reagime të ngjashme në kuptimin opozitar, në kuptimin e demaskimit se çka po bëhet. Pra asgjë nuk kishte të jashtëzakonshme dje. Është opozitarizëm që qytetarët e Kosovës tash e tutje duhet të mësohen”, tha Abdullahu.

Tahiri kërkon falje për sharjen: Ishte në afekt
Lexo po ashtu Tahiri kërkon falje për sharjen: Ishte në afekt

Tutje ai shtoi se PDK-ja dje në seancë, as nuk gjuajti me gaz, e as nuk ofendoi.

“Përmbajtja e krej asaj cka është bërë në Kuvend, nuk është një e shame. Është një përpjekje për të treguar se çfarë po bën qeveria, që nuk duhet të bëjë. Jo një e shame, që  fundja e ke nën dhëmbë, për çka edhe kërkoi falje zotëri Tahiri. Ai është shumë aktiv në opozitarizimin e tij në Kuvend. Ne nuk gjujtëm me gaz. Nuk bëmë sharje nga më të ndryshme, ofendime si: kriminel, që ta çon mallin e asaj tepsisë”, tha Abdullahu.

Ndryshe, Tahiri, është dëgjuar duke i sharë deputetët e pozitës me rob pasi mikrofoni i tij ishte i ndezur, por që s’ishte lejuar të flas nga zhurma e deputetëve të LVV-së.

Tahiri u ngrit në këmbë dhe u dëgjua duke sharë ““Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Pas sharjes, deputeti Tahiri ka kërkuar falje.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori