LAJMI I FUNDIT:

Humbjet ruse janë ‘kolosale’ – thotë këshilltari i Zelensky

Humbjet ruse janë ‘kolosale’ – thotë këshilltari i Zelensky

Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, një këshilltar presidencial ukrainas ka pranuar humbjet serioze – por tha se ato të Rusisë ishin edhe më të mëdha.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Oleksiy Arestovych tha se Ukraina kishte humbur kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave – por pretendoi se vetë viktimat e Rusisë kishin qenë “kolosale”.


Arestovych shtoi se Rusia po humbte një kompani trupash çdo ditë, sipas komenteve të cituara nga agjencia e lajmeve UNIAN.

Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev
Lexo po ashtu Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev

Ai theksoi se ushtarët e tij po vazhdonin të kryenin një operacion të suksesshëm mbrojtës, pretendime që BBC thotë se nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Në fillim të këtij muaji, Rusia pranoi se kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” trupash gjatë pushtimit të saj – por nuk e ka përditësuar shpesh numrin e saj.

Ndërkohë, numri i civilëve vazhdon të rritet ndërsa luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë.

Rusët pretendonin se kishin rrëzuar dronin ukrainas, madje publikuan fotografi – u zbulua se bëhej fjalë për një gënjeshtër
Lexo po ashtu Rusët pretendonin se kishin rrëzuar dronin ukrainas, madje publikuan fotografi – u zbulua se bëhej fjalë për një gënjeshtër

Guvernatori rajonal i Luhansk – pjesë e Donbas – ka kërkuar përsëri që civilët e mbetur të largohen.

Ndërsa policia në rajonin e Donetskut thotë se tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë ditës së kaluar gjatë sulmeve ruse.

Dhe rajoni verilindor i Kharkivit vazhdon të shohë gjithashtu luftime të ashpra. Zyrtarët atje thonë se vetëm në granatimet e fundit janë vrarë pesë civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Evropa
Kalo në kategori