LAJMI I FUNDIT:

“Avatar: The Way of Water” do të ketë premierën në fund të vitit 2022

“Avatar: The Way of Water” do të ketë premierën në fund të vitit 2022
Foto: Disney

“Avatar 2” duket se më në fund është afër realitetit.

Regjisori James Cameron rikthehet për të drejtuar vazhdimin e shumëpritur të hitit të vitit 2009, të titulluar zyrtarisht “Avatar: The Way of Water”.


Disney ka zbuluar pamjet e reja të filmit në CinemaCon në Caesars Palace në Las Vegas të mërkurën.

“Avatar”

“Avatar: The Way of Water” do të ndjekë familjen Sully teksa ata luftojnë për të qëndruar gjallë.

Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë

‘Trailer’- i i parë i filmit do të debutojë në kinema përpara “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” të Marvel, më 6 maj.

Në vazhdim do të luajnë Sam Worthington, Zoe Saldana, Giovanni Ribisi, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Kate Winslet, Vin Diesel, Michelle Yeoh, Edie Falco, Cliff Curtis dhe Jemaine Clement.

“Avatar: The Way of Water”, i pari nga katër vazhdimet e planifikuara, raportohet se do të dalë më 16 dhjetor. Tre vazhdimet e tjera vijnë në kinema çdo dy vjet, në 2024, 2026 dhe 2028.

Kujtojmë që në vitin 2009, “Avatar” bëri histori duke u bërë filmi i parë që kapërceu shifrën prej 2.8 miliardë dollarësh në arkat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori