LAJMI I FUNDIT:

Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë

Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë

Studioja e efekteve vizuale me bazë në Zelandën e Re, e bashkë-themeluar nga regjisori fitues i çmimit Oscar, Sir Peter Jackson është shitur për 1.6 miliardë dollarë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Weta Digital, që ka punuar në filma duke përfshirë Lord of the Rings the Avatar, po blihet nga kompania softuerike e video-lojërave, Unity.


Teknologjia e kompanisë Unity qëndron pas lojërave të tilla sikurse Pokemon Go dhe Call of Duty: Mobile.

Firmat thonë se marrëveshja do të thotë se mjetet e efekteve speciale të Weta-s do të “demokratizohen”.

“Së bashku, Unity dhe Weta Digital mund të krijojnë një shteg për çdo artist, nga çdo industri, që të jetë në gjendje të përdorë këto mjete jashtëzakonisht krijuese dhe të fuqishme”, tha Sir Peter në një deklaratë. /Telegrafi/