Autori i librave motivues dhe ndërmarrësi Kosta Petrov në panairin e librit në Shkup do ta promovojë librin e ri, “Çka do të thonë tjerët”. Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka folur me të, rreth librit të ri dhe punës së tij në P World.
E kemi pyetur autorin Petrov për librin e tij të parë “Shihemi në maje” të cilin e ka përkthyer edhe në shqip.
“Jam krenar për suksesin e versionit shqip të librit “Shihemi në maje”. Tre vite më parë patëm një promovim të madh të librit në Tiranë dhe libri tashmë gjendet pothuajse në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe Kosovë. Marr çdo ditë mesazhe nga lexuesit shqiptarë dhe është një ndjesi e mrekullueshme kur lexoj se historia ime i motivon njerëzit të punojnë në ëndrrat e tyre, të besojnë në veten e tyre por në të njëjtën kohë të punojnë edhe për veten e tyre. Aktualisht jemi duke punuar për një version shqip të librit tim të ri, i cili shpresoj të jetë i disponueshëm për lexuesit e mi shqiptarë që nga muaji shtator”
Po ky libri i ri, “Çka do të thonë tjerët”… Çka përmban?
“Fillova të shkruaj librin saktësisht pesë vjet më parë, pas eventit të parë të “P World” në Nju Jork. Ishte vërtet një përvojë e paharrueshme. E organizuam eventin në zyrat e Vogue në Manhattan dhe unë po shpërtheja nga energjia pozitive. Doja ta ndaja atë energji me të gjithë! Dhe fillova të shkruaj, por përgjegjësitë e punës bënë të vetën. Sapo u ula seriozisht të shkruaj, ndodhi bashkëpunimi me Tamarën për Eurovizion. Le të kalojë Eurovizioni dhe unë do ta përfundoj. Me siguri do të ketë histori të mira nga ajo përvojë, thashë me vete. Dhe kisha të drejtë.Eurovizioni ishte përvoja më e bukur profesionale e jetës sime. Do të kujtoj gjithmonë 12-tëshet dhe gëzimin që na sollën atë natë në Tel Aviv. Kjo është një histori që ia vlen të tregohet, i thashë vetes dhe u ula të shkruaj seriozisht. Pas vetëm tre muajsh, mora ndoshta vendimin më të vështirë profesional të jetës sime. Nuk kam pasur asnjë frymëzim për të shkruar në periudhën e ardhshme. Dhe thjesht i thashë vetes se ishte koha për të përfunduar këtë libër, theva të dy duart. Vetëm atëherë nuk pata asnjë shans për të përfunduar asgjë. Por ndoshta ka një moment perfekt në jetë për gjithçka. Natyrisht, disa gjëra duhej të më ndodhnin, të kaloja nëpër procese të caktuara, t’i shihja gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, pa lloj-lloj manipulimesh emocionale, në mënyrë që më në fund të mund të ulem dhe të tregoja historinë time me një mendje të pastër, siç është me të vërtetë.”
Promovimi i librit “Çka do të thonë tjerët” do të bëhet 4 maj, nga ora 18:00 në Panairin e librit në Shkup, salla Boris Trajkovski.
Çka ka mësuar Kosta deri tani?
E bukura e jetës është se ajo është e mbushur me shumë mësime. Disa prej tyre i mësojmë shpejt, por disa të tjera kërkojnë shumë kohë. Ndoshta mësimi më i rëndësishëm që kam nxjerrë në këto 38 vite është të jem mirënjohës për atë që ke tani, në këtë moment. Ne jemi disi të programuar të ëndërrojmë, të ëndërrojmë një moment që do të vijë dhe të harrojmë të jetojmë në të tashmen. Sot, ky moment është në fakt gjithçka që kemi.
Cilët janë planet e tij?
Disi, pas gjithçkaje që kam përjetuar, në moshën 38-vjeçare dua të shijoj atë që kam. Për herë të parë nuk po bëj plane në jetën time! Jam i hapur për gjithçka por edhe i kënaqur me gjithçka kam. Dhe nuk ka ndjenjë më të mirë se kjo.
Po P World, çka është duke organizuar tani dhe si zhvillohet?
Ende nuk mund ta besoj se kanë kaluar pothuajse 12 vjet nga ngjarja e parë e P World. Jam krenar për suksesin e kompanisë dhe ekipit që kemi. Arritëm të organizonim evente në mbi 40 vende të botës dhe pesë vjet më parë hapëm një zyrë në Montreal të Kanadasë. Në dy vitet e fundit, për shkak të krizës së Covid-it pothuajse të gjitha ngjarjet zhvilloheshin online, por këtë vit kemi filluar dalëngadalë të organizojmë konferenca me takime. Sapo jam kthyer nga ngjarjet tona në Toronto dhe Atlanta dhe tashmë në javën e ardhshme kemi ngjarje në Zagreb, Maltë, Paris dhe më pas Cyrih. Nga shtatori vazhdojmë me një ritëm edhe më të shpejtë dhe tashmë kemi planifikuar evente në Boston, Montreal, Toronto, Lisbonë, Çikago, Bruksel. P World për mua është shumë më tepër se kompania ime. Është një nga udhëtimet më të bukura të jetës që më ka bërë kjo që jam sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët