LAJMI I FUNDIT:

Konjufca për rastin e ambasadorit Berishaj: Kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar

Konjufca për rastin e ambasadorit Berishaj: Kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit, duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se “kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”.

Para deputetëve, kryekuvendari ka thënë se ky rast është shumë e rëndësishme që të sqarohet dhe se “besoj se do të sqarohet”.


“Por ju kisha lutur për kujdes sa i përket vetëm një dimensioni. Z Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar. Dhe nuk duhet të merret si absolutisht e vërtetë”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi.

PDK dhe LDK kërkojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj
Lexo po ashtu PDK dhe LDK kërkojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Gjatë javës që shkoi, emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori