LAJMI I FUNDIT:

Rama takim me kompani energjetike nga SHBA e BE: Shqipëria eksportuese neto e energjisë brenda kësaj dekade

Rama takim me kompani energjetike nga SHBA e BE: Shqipëria eksportuese neto e energjisë brenda kësaj dekade

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një takim në Pallatin e Brigadave në Tiranë një grup kompanish lider në tregun e energjisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në një njoftim në Facebook, Rama u shpreh se kompanitë kanë ardhur me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë.

“Ju falënderoj që erdhët në Tiranë dhe dëshmoni interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë atë që është vërtetë një program i rëndësishëm ambicioz ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin dhe vlerë e shtuar. Ky ndryshim bëhet i mundur përmes kanalizimit të përpjekjeve dhe energjisë të aktorëve që vijnë nga SHBA, Europa, Azerbajxhani dhe shpresoj të na bashkohen të tjerë në të ardhmen”, tha Rama.


Duke u ndalur te takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryeministri vlerësoi interesin e lartë që ka për t’u përfshirë në tubacionin Joniano-Adriatik që mund të jetë një ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por në të njëjtën kohë një fuqi dhe energji e re për Europën, që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë pavarësi prej gazit rus.

“Në anën tjetër me shumë kënaqësi dëshmoj progresin në shndërrimin e Termocentralit të Vlorës në një impiant prodhimi energjie dhe po ashtu dua të dëshmoj shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri. Shumë punë po kryhet për energjinë e erës dhe një punë masive është në vijim për ëndrrën e gjatë të Hidrocentralit të Skavicës, që do të rrisë me 20 për qind prodhimin e energjisë hidro dhe do të na lejojë, do të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në eksportues neto të energjisë, një gjë madhore për një vend si Shqipëria”.

Kryeministri rikujtoi fjalimin e ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në një Samit të NATO-s, ku mbajti një fjalim të gjatë se sa e rrezikshme ishte të mbështeteshe të gazi rus.

“Ai shtoi se ishte për të ardhur keq që të mos gjenim më të mirin, më mjedisorin, gazin e lëngshëm amerikan. Koha tregoi se na u desh të përballeshim me këtë varësi të tmerrshme dhe investimi për të kapërcyer këtë situatë nuk flitet vetëm për para e projekte që kërkojnë kohë e investime që kërkojnë kohë, por jemi këtu së bashku që të rendim të gjithë pa humbur kohë”, ka shtuar Rama.

“Kjo për Shqipërinë është një shenjë e mirë dhe kjo do të thotë se ne duhet të ecim më shpejt se herët e tjera për të realizuar këto projekte edhe për të krijuar të tërë këtë arkitekturë të re të sektorit energjetik shqiptar, që para disa vitesh nuk imagjinohej”, tha Rama.

Rama falënderoi veçanërisht Ambasadoren Amerikane, Yuri Kim e cila sipas tij, ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investime të vërteta të mëdha në vendin tonë.

“E kam zët ta them sepse të falënderosh perandoritë nuk është kënaqësisjellëse, por jam mirënjohës pas 30 vitesh që SHBA na ka furnizuar me parime dhe standarde. Më së fundi SHBA po na jep vërtetë karburant, energji. Nuk e kam për natyrë, por jeta kështu e ka dhe prandaj na pëlqen ta jetojmë këtë jetë dhe të jemi në partneritet me ta dhe të jemi të gjithë së bashku me ata që na vëzhgojnë. Sepse ata gjithmonë thonë: ”Ju vëzhgojmë’”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori