LAJMI I FUNDIT:

Meçi i radhës i Floyd Mayweather do të ketë vetëm 20 tifozë të pranishëm, biletat do të kenë çmim marramendës

Meçi i radhës i Floyd Mayweather do të ketë vetëm 20 tifozë të pranishëm, biletat do të kenë çmim marramendës

Vetëm 20 tifozë thuhet se do të jenë të pranishëm në luftën e radhës të Floyd Mayweather, ku amerikani do të përballet me Don Moore, një tjetër boksier i pamposhtur.

Më 14 maj, Mayweather do të rikthehet në ring si pjesë e një ngjarje të quajtur  ‘The Global Titan Fight Series’.


Në mënyrë të pabesueshme, meçi do të zhvillohet në një pistë të helikopterëve në majë të hotelit Burj Al Arab në Dubai dhe mbi 231 metra mbi nivelin e detit.

Në këtë meç, mezi do të jetë dikush i pranishëm.

Mayweather dhe Don Moore

Sipas Mayweather, biletat për ndeshjen e tij të ardhshme do të jenë të disponueshme vetëm si NFT (tokena jo të këmbyeshëm) – para digjitale të disponueshme për blerje që nuk mund të kopjohen ose përsëriten.

The Sun raporton se gjysma e biletave janë shitur tashmë për 65 Ethereum – që është rreth 150 mijë funte për biletë kur konvertohet nga monedha Bitcoin.

Me biletat kaq të shtrenjta, ka një të ardhur të garantuar prej 3 milionë funtesh për ngjarjen – e cila gjithashtu do të shfaqet drejtpërdrejt në ‘paguaj për të parë’ në LIVENow për 14,99 funte.

Mayweather u tërhoq nga boksi me një rekord perfekt prej 50-0 dhe që atëherë ka fituar shumë para nga dy ndeshjet revyale.

Në moshën 43-vjeçare, ai e mposhti kik-boksierin japonez Tenshin Nasukawa në Tokio në Saitama Super Arena dhe fitoi 9 milionë dollarë për tre minuta brenda ringut.

Më pas, në qershor, kampioni i botës në pesë pesha u përball me ‘YouTuber’-in e kthyer në boksier, Logan Paul, në Miami.

Ngjarja thuhet se shiti një milion blerje me pagesë për ta shikuar meçin dhe fitoi Mayweather një çek masiv prej 65 milionë dollarësh.

Lufta me Moore, një ish-partneri i sparingut që luftoi për herë të fundit në vitin 2016, do të jetë një del me tetë raunde. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori