LAJMI I FUNDIT:

Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita të forta dhe rini të bukur, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit

Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita të forta dhe rini të bukur, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj gjatë ditës së hënë (25 prill) publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram dhe TikTok, në të cilën fliste për bullizimin që i është bërë muajve të fundit në rrjetet sociale.

Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP për disa muaj u përfshi në një romancë me aktorin Donald Veshaj, i cili kishte një histori të pambyllur dashurie me moderatoren nga Shqipëria, Bora Zemani.

Lidhja e Beatrix dhe Doanldit nuk zgjati shumë dhe të dy ndan rrugët menjëherë pas përfundimit të BB VIP.


Edhe pas daljes së saj nga shtëpia e famshme, këngëtarja u paragjykua dhe u ofendua në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që ajo të reagoi dhe të kërkoi që kjo të ndalet, madje tha se atë që do të vazhdojnë të bëjnë këtë do të përballen me ligjin.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por asgjë nuk është një justifikim për bullizim”, ka thënë ndër tjera Ramosaj.

Foto: Vera Ora/Instagram

Këngëtarja mori përkrahje të madhe nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera.

Vera, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory videon e Beatrixës.

Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë

“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka thënë Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos.

Foto: Vera Ora/Instagram

Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne.

“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, shkroi Vera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori