LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë

Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka qenë ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit në mediat rozë.

Pas pjesëmarrjes në edicionin e parë të Big Brother VIP, Beatrix u përball me bullizim në rrjetet sociale dhe u paragjykua pas përfshirjes në një romancë me aktorin Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme.

Veshaj kishte një histori të pambyllur dashurie dhe pak javë para se të lidhej me Ramosaj bëri një takim romantik me ish-partneren, Bora Zemani.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Pas përfundimit të BB VIP, Beatrix dhe Donaldi i ndanë rrugët dhe kur ky i fundit po përpiqet të rifitoi Borën, këngëtarja ka vazhduar të sulmohet me komentet negative.

Kjo ka bërë që Ramosaj të reagoi së fundmi përmes një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, teksa flet e përlotur për bullizimin dhe lajmet që janë shkruar për të.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mire”,  shkroi këngëtarja bashkangjitur videos

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Tutje në video Beatrix tha se nga tani e tutje çdo kush që mundohet të ia ulë imazhin, ofendojë apo kërcënojë do të përballet me ligjin.

Beatrix: Kam vrarë njerëz me mirësi që nga dita e parë
Lexo po ashtu Beatrix: Kam vrarë njerëz me mirësi që nga dita e parë

“Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare, daljet e mia kanë qenë shumë të limituara, asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, nuk jam përfshirë në debate online, nuk kam dhënë shumë intervista, tre muajt e fundit është abuzuar pafund me emrin tim, jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, gjithë njerëzit që më kanë mbështetë, kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do ta përballoja këtë presion, por e shoh që nuk po mbaron për mua, nuk do të doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizohen apo të sulmoheshin në emrin tim, të ndërgjegjësohem për gjërat që shkruajmë, kam heshtur shumë por nuk do heshtë më, dua të jem shembull i mirë për vajzat dhe gratë t’i tregoi që duhet t’i dalim zot vetës dhe të mos pranojmë dhunën përfshirë edhe atë online, nga sot e tutje çdo portal që do të mundohet të më prish imazhin dhe çdo individë që do ofendoj dhe kërcënoj do të përballet me pasoja ligjore”, është shprehur Beatrix. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori