LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dhe Haekkerup nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë

Haxhiu dhe Haekkerup nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët.

“Ndryshe, një qendër e paraburgimit që gjendet në Pasjak të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku do të vendosen 300 të burgosur danezë së paku për 10 vjetët e ardhshëm, pasi Kosova dhe Danimarka nënshkruan vitin e kaluar një letër-pëlqim, sipas të cilit 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim Danimarkës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori