LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan konfirmon gatishmërinë e Komandës Evropiane të SHBA-së për mbështetjen e FSK-së

Gjenerali amerikan konfirmon gatishmërinë e Komandës Evropiane të SHBA-së për mbështetjen e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtënant Michael L. Howard, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi  i Rusisë në Ballkan bisedoi për rritjen e bashkëpunimit.

Në komunikatën e FSK-së thuhet se gjatë takimit dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

“FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritjen e Ushtrimit shumëkombësh ‘DEFENDER EUROPE 23’ që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane. Aktualisht FSK vazhdon të marrë pjesë në një numër të madh të ushtrimeve dhe trajnimeve të realizuara nga Komanda Evropiane”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari me Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtënant Michael L. Howard

Gjithashtu, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe situata e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi  i Rusisë në Ballkan.

“Gjeneral Jashari edhe njëherë deklaroi se zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë si dhe realizimit të aspiratave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Gjeneral Howard ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve, këshillë-dhënies dhe programeve ushtarake. Gjithashtu, ai falënderoi FSK-në për mbështetjen në trajtimin e refugjatëve afgan.

Në fund Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e dhënë si partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Prishtina
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Lajme
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Kalo në kategori