LAJMI I FUNDIT:

OSBE dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të sillen para drejtësisë

OSBE dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të sillen para drejtësisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Polcisë së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një reagimi në Twitter, nga ky mision kanë kërkuar që autorët e këtij akti të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, ndërsa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë komunikim më të mire”, thuhet në reagimin e tyre.


Një njësi patrulluese kufitare e Policisë së Kosovës është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit në Zupçe të Zubin Potokut.

Përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar./Telegrafi/