LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj i përmend raportin e DASH, Abazi e akuzon për “goditje nën brez”

Mushkolaj i përmend raportin e DASH, Abazi e akuzon për “goditje nën brez”

Përplasje të ashpra kanë ndodhur mes deputetit të LVV-së, Haki Abazi dhe analistit Imer Mushkolaj.

Raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni dhe raporti i DASH për lirinë e mediave në Kosovë ishin nga temat ky dy panelistët debatuar ashpër.


“Zoti Abazi rastin e Matin Berishës po e vendos në kontekstin e një beteje politike në Slloveni dhe për një Fake News, pasi që edhe LVV e ka në diskursin e  saj temën e Fake News-ave sa herë që ka kritika ndaj saj. Zoti Abazi ju po e përmendni Fake News-in, por unë po e përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ju thuhet se keni kërcënuar media”, ka deklaruar Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Abazit, ku thotë se DASH i referohet AGK-së kur citon kërcënimet ndaj mediave.

“Nuk e përmend Departamenti i Shtetit, por të reformohet ty, AGK-së. AGK-ja ka gënjyer. Nuk mund të godasësh nën brez. Kjo është goditje nën brez Imer. Nuk mund të fshihesh nga përgjegjësia që ke”, replikoi Abazi.

Abazi për rastin e ambasadorit Martin Berishaj: Lojë e pistë e Janez Jansha në fushatë elektorale
Lexo po ashtu Abazi për rastin e ambasadorit Martin Berishaj: Lojë e pistë e Janez Jansha në fushatë elektorale

“Unë nuk jam pjesë e AGK-së e as nuk përfaqësoj ata. Mos më etiketo mua kur nuk ke informata”, i reagoi Mushkolaj, Abazit.

Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën për lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e mediave, është përmenduar edhe kërcënimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj një medie./Telegrafi/