Ofertuesit që duan ta blejnë Chelsean, u caktohet një kusht bazë për ta realizuar operacionin
Ofertuesit për Chelsean thuhet se do të duhet të garantojnë se nuk do ta shesin klubin për të paktën një dekadë.
Mandati 19-vjeçar i Roman Abramovich në Stamford Bridge po i vjen fundi me klubin që do të shitet në një marrëveshje me vlerë rreth 2.9 miliardë euro.
Një ofertues i preferuar për Blutë do të shpallet nga Raine Group, banka tregtare që trajton ankandin, në ditët në vijim.
Sky News ka raportuar se Raine ka kontaktuar me tre ofertuesit e përzgjedhur në listën e ngushtë – Todd Boehly, Sir Martin Broughton dhe Steve Pagliuca – duke u kërkuar atyre të japin zotime se ata nuk do ta shesin klubin deri në vitin 2032.
Thuhet se grupeve ofertuese u është thënë se kërkesa 10-vjeçare do të zbatohej vetëm për palët kontrolluese në secilin konsorcium.
Kushdo që zëvendëson Abramovichin, do të jetë gjithashtu në gjendje të mbledhë para duke emetuar aksione shtesë për të siguruar fonde shtesë për klubin.
Çdo garanci do të përfshihej në kontratën e shitjes, duke e bërë të zbatueshëm ligjërisht qëndrimin dhjetëvjeçar.
Raporti thekson se angazhimi një dekadë ‘pasqyron një përpjekje për të siguruar stabilitet dhe vazhdimësi në Stamford Bridge’.
Pronari i Boston Celtics, Pagliuca dhe shefi i NBA-së, Larry Tanenbaum, janë zotuar më parë për ‘pronësinë e përjetshme’ të Blues nëse oferta e tyre e përbashkët do të ishte e suksesshme.
Pagliuca, i cili gjithashtu zotëron aksione në skuadrën e Serie A, Atalanta, tha: “Larry dhe unë jemi njohur për më shumë se 20 vjet dhe ne jemi të përkushtuar që kjo të jetë pronë e përjetshme. Është një angazhim afatgjatë që të dyja familjet duan ta zhvillojnë”.
Oferta e udhëhequr nga Broughton, ish-kryetari i British Airëays dhe Liverpool, do të përfshinte Harris Blitzer Sports & Entertainment – pronar i një pjese të vogël të aksioneve në Crystal Palace dhe një numër skuadrash sportive amerikane.
Javën e kaluar u raportua se Lewis Hamilton dhe Serena Williams iu bashkuan betejës për të blerë Chelsean, secili duke u ofruar rreth 10 milionë euro për ofertën e shfaqur nga Broughton.
Ndërkohë miliarderi amerikan Boehly konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat.
Ai është pronar i Eldridge, një kompani investimi, dhe gjithashtu bashkëpronar i LA Dodgers.
Boehly është pronar i një pjese të ekipit WNBA, Los Angeles Sparks, dhe pa një ofertë prej 2.5 miliardë eurosh për të blerë Chelsea të refuzuar nga Abramovich në vitin 2019. Ai është i prirur të zgjerojë portofolin e tij sportiv dhe së fundmi u tërhoq nga bisedimet për të blerë ekipin e futbollit Washington Spirit.
Ai gjithashtu mbështetet nga financa të mëdha. Clearlake Capital është i përfshirë në ofertë dhe ka 45 miliardë dollarë në asete. Miliarderi zviceran Hasnjorg Wyss, me vlerë 4.2 miliardë euro, është shfaqur gjithashtu si blerës i mundshëm. Ndërkohë, Jonathan Goldstein ka 8.1 miliardë euro asete.
Të tre ofertuesit mendohet se kanë treguar se do të paguanin mbi 2 miliardë euro për të blerë klubin, me një investim minimal prej 1 miliard euronë stadiumin, akademinë dhe ekipin e grave.
Chelsea u nxor në shitje më 2 mars, me pronarin Abramovich që konfirmoi lajmin në një deklaratë në faqen e internetit të klubit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri