LAJMI I FUNDIT:

Finlanda redukton bartjen e energjisë elektrike nga Rusia

Finlanda redukton bartjen e energjisë elektrike nga Rusia

Finlanda ka vendosur të kufizojë kapacitetin e transmetimit të energjisë elektrike në lidhjet ndërkufitare me Rusinë, pasi i frikësohet sulmeve kibernetike dhe formave të tjera të provokimit, nëse aplikon për anëtarësim në NATO.

Ky vendim i Operatorit finlandez të Transmetimit të Energjisë Elektrike (Fingrid) ndjek ato të bëra më herët në shtetet baltike, përcjell Telegrafi.

Fingrid pretendon se kufizimi bazohet në analiza dhe nuk kishte ndikime politike. Megjithatë, Shërbimi finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (SUPO) gjithashtu ka bërë thirrje për përgatitje ndaj operacioneve të mundshme hibride ruse.


Kapaciteti maksimum i importit do të jetë 900MW në vend të 1,300MW që ishte më parë. Kapaciteti i eksportit nga Finlanda në Rusi do të mbetet i pandryshuar, pra 320MW.

Sipas Energy Finland, rreth 10 për qind e energjisë elektrike të konsumuar në Finlandë në vitin 2021 e ka origjinën nga Rusia. Ndalesa e importeve të energjisë nga Rusia nuk do të rrezikonte sistemin finlandez. Centrali bërthamor “Olkiluoto III” i sapondërtuar do ta bëjë vendin dukshëm më të vetë-mjaftueshëm.

Lidhja e ardhshme e transmetimit midis Suedisë veriore dhe Finlandës veriore do të përmirësojë gjithashtu sigurinë e sistemit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi

"Nga kufizimi te kontrolli shtuar", Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Ekonomi
Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Kalo në kategori