Dy nëna, nga Rezalla e Skënderajt, pas 24 vitesh, për herë të parë flasin me shumë emocion për krimin e rëndë që u kishte ndodhur gjatë kohës së luftës, kur atyre dhunshëm u janë vrarë fëmijët që ende nuk i kishin lindur.
Zoja Zabeli dhe Sevdije Deliu nga Rezalla e Skënderajt, gjatë vitit 1998, lindën të vdekur dy fëmijë në spitalin e Gjakovës dhe shpëtuan të gjalla falë ndihmës që në këtë spital iu kishte bërë doktor Hasan Manxhuka, si dhe stafi i gjinekologjisë së Malishevës, mamia Sanije Desku dhe aktivistë të kësaj komune, që i kishin marrë dy gratë në Rezallë për t’í dërguar në drejtim të Gjakovës.
Lidhur me ngjarjen e dhimbshme, mes lotësh, këto dy nëna nisin rrëfimin për krimin që kishin përjetuar gjatë luftës në Kosovë, duke ua vrarë foshnjat ende pa lindur, të pagëzuar me emra sinjifikativë: Lirie dhe Liridon, pa mundur kurrë t’i thërrasin emrat e tyre.
“Liri kemi kërkuar të gjithë, se s’ishim të lirë, prandaj e pagëzuam Liridon”, tha nëna e Liridonit, Zoja Zabeli.
Po kështu kishte përjetuar edhe nëna e Lirisë, Sevdije Deliu, nga Rezalla, e cila ngjarjen e kobshme e rrëfen me dhimbje të madhe.
“Ia kam vënë emrin Lirie, me urimin që ne të tjerët të jetojmë të lirë, me dëshirën që ky vend të lirohet. Uroj që kurrë të mos kemi punë me ta”, deklaroi mes lotësh, Sevdije Deliu në emisionin “Udhëve” të RTK-së.
Më tej ato rrëfejnë skena të tmerrshme, të cilat i kanë përjetuar dhe mbijetuar gjatë luftës në Drenicë e Kosovë, masakrat që kanë kryer forcat serbe mbi popullatën civile në atë rajon.
Ato, foshnje të palindura u bënë theror lirie. Kështu, me peshën e rëndë të dhimbjes kujtohen nga familjarët dhe më gjerë.
Tragjedi të tilla që kanë ndodhur në Luftën e Kosovës janë të panumërta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar