LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së mesazh për opozitën: Jo, juve nuk ju besojnë qytetarët

Deputetja e LVV-së mesazh për opozitën: Jo, juve nuk ju besojnë qytetarët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i është përgjigjur akuzave të fundit të opozitës në adresë të Qeverisë Kurti.

Mulhaxha Kollçaku, përme një postimi në Facebook, ka akuzuar partitë opozitare që dikur ishin në pushtet, për instalimin e nepotizimit, krimit dhe korrupsionit institucional.


Ajo ka thënë se opozitës aktuale nuk i besojnë qytetarët.

“Jo juve, që përvetësuat dhe privatizuat gjithë pronat publike me vlerë, e që në kurriz të popullit u bëtë milionera. Jo juve, që në emër të afrimit me perëndimin, u afruat shumë më shumë me lindjen. Jo juve, që nuk ngurruat me dalë me ide për shkëmbim territoresh, sikur të bëhej fjalë për bahçe të babës. Jo juve që keqpërdorët e falët milionat e taksapaguesve tanë, e dosjet për këtë u mbajtën në sirtar nga miqtë tuaj prokurorë e gjyqtarë dhe nuk dhatë asnjëherë përgjegjësi për këtë”, ka shkruar Mulhaxha Kollçaku, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i deputetes Kollçaku:

“JO, JUVE NUK JU BESOJNË QYTETARËT!

Jo juve, që patët vendosur shtetin në ankand, e që me që tendencë për lejim të instalimit të Zajednices, në fakt i paraprinit bosnjëzimit të Kosovës.

Jo juve, që falët 8200 hektarë tokë të Kosovës.

Jo juve, që instaluat nepotizmin, krimin dhe korrupsionin institucional.

Jo juve që nuk lejuat askënd që nuk është nga radhët tuaja, apo së paku ngushtë i lidhur me ju, të ketë mundësi punësimi e avancimi.

ASKUSH, apo eventulisht çdo i 100-ti, që ka gjetur mënyra të afrohet me dikë nga ju. Mjafton edhe tani të bëhet një auditim për punësimet ndër vite ku ishit dhe jeni edhe sot në qeverisje.

Jo juve, që përvetësuat dhe privatizuat gjithë pronat publike me vlerë, e që në kurriz të popullit u bëtë milionera.

Jo juve, që në emër të afrimit me perëndimin, u afruat shumë më shumë me lindjen.

Jo juve, që nuk ngurruat me dalë me ide për shkëmbim territoresh, sikur të bëhej fjalë për bahçe të babës.

Jo juve që keqpërdorët e falët milionat e taksapaguesve tanë, e dosjet për këtë u mbajtën në sirtar nga miqtë tuaj prokurorë e gjyqëtarë dhe nuk dhatë asnjëherë përgjegjësi për këtë.

Jo juve, që i latë qytetarët tanë të vetmit në Ballkan e Evropë, pa sigurim shëndetësor.

JO, NUK JU BESOJNË QYTETARËT!

Qytetarët nuk ju besojnë, sepse ishim dëshmitarë të gjithë ne së bashku për të gjitha këto dëme shumëvjeçare, e që duhen vite për t’u riparuar.

Qytetarët kërkojnë nga ne të mos humbim kohë me ju, por të vazhdojmë punën për së mbari për të mirën e përgjithshme. Kjo është arsyeja që keni po keni rastin për të gënjyer, sa herë e hapni gojën.

POR, ka ardhur KOHA t’ju rikujtojmë kush jeni.

E për fund, po e shtoj vetëm këtë

A ka krenari më të madhe se të jesh deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të takohesh çdo ditë me qytetarë që të flasin për besimin në ndryshimin që po jetësohet me #QeverinëKurti dhe të dëgjosh në baza ditore për respektin që gëzon në popull Kryeministri jonë Albin Kurti”, ka shkruar deputetja Mulhaxha Kollçaku.

Ndryshe, ditëve të fundit partitë opozitare kanë adresuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë Kurti, veçmas pasi në seancën e Kuvendit të 19 prillit nuk ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për futjen në rend dite në seancën e sotme, formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Pas kësaj tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK lëshuan seancën dhe u deklaruan se  nuk do të marrin pjesë në asnjë votim deri në formimin e këtij Komisioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori