LAJMI I FUNDIT:

Lakoni gjunjët tre minuta para gjumit: Bën mrekulli për trupin, largon tensionin!

Lakoni gjunjët tre minuta para gjumit: Bën mrekulli për trupin, largon tensionin!

Nëse keni probleme për të fjetur, qe se si, me ndihmën e një ushtrimi, mund ta relaksoni trupin tuaj dhe të bini në gjumë më lehtë

Nëse keni probleme për të fjetur, qe se si, me ndihmën e një ushtrimi, mund ta relaksoni trupin tuaj dhe të bini lehtë në gjumë të thellë.

E gjithë kjo lë pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe emocional, sepse një gjumë i shëndetshëm dhe i qetë është çelësi i shëndetit, transmeton Telegrafi.


Ekziston një gjë e thjeshtë që mund të praktikoni. Pas një dite të vështirë pune, kur të bëheni gati për shtrat, shtrihuni në shpinë, mund të shtriheni edhe në shtrat.

Përkulni fillimisht një gju dhe shtypeni në gjoks dhe shtrëngojeni me duar. Në të njëjtën kohë, tendosni këmbën tjetër që ka mbetur drejt.

Më pas bëni të njëjtën gjë me këmbën tjetër dhe tërhiqni të dyja këmbët me të dyja duart. Qëndroni në atë pozicion për rreth tre minuta ose më pak për fillim, derisa të mësoheni me të.

Ky pozicion relakson të gjithë trupin, pra muskujt e këmbëve dhe të shpinës, diafragmën, tensioni lirohet, frymëmarrja bëhet e qëndrueshme dhe e ngadaltë.

Në këtë mënyrë do të rrisni qarkullimin e gjakut në organe, do të përmirësoni punën e aparatit tretës. Pas kësaj, ju jeni gati për një gjumë të qetë dhe gjallërues që ju nevojitet aq shumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori