LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti

​Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti, ashtu siç parashihet me ligj.

Këtë zotim Haxhiu e ka bërë të premten, në takim me anëtarët e Komisionit për Legjislacion të cilët janë interesuar për nivelin e zbatimit të ligjit për noterinë, si dhe ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.


Sipas njoftimit të ministrisë, Haxhiu ka vlerësuar interesimin e këtij Komisioni për të diskutuar rreth çështjeve të cilat janë ngritur në këtë takim.

“Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, dhe nënkryetari, Driton Selmanaj, në cilësinë e kryesuesve të dy grupeve punuese përkatëse, u informuan më shumë rreth këtyre ligjeve”, thuhet në komunikatën për media.

“Ministrja e Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Komisionit që sa i përket ligjit për noterinë, janë në proces nxjerrja e dy akteve nënligjore, njëra për evidencën për personat që kanë dhënë provimin për noteri, ndërsa tjetra për tarifat noteriale që shfuqizon aktin nënligjor për tarifat të zbatueshëm aktualisht. Ndërsa sa i përket ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, janë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori