LAJMI I FUNDIT:

Pochettino i befasuar nga Man Utd pas emërimit të Ten Hag si trajner të ri

Pochettino i befasuar nga Man Utd pas emërimit të Ten Hag si trajner të ri

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka mbetur i befasuar nga vendimi i Manchester Unitedit për të emëruar Erik ten Hag si trajner të ri.

Pochettino kishte qenë ballë për ballë me trajnerin e Ajaxin për punën e trajnerit të përhershëm në Old Trafford.


Megjithatë, sipas The Athletic, Pochettino duket se është kapur krejtësisht në befasi që Ten Hag ishte bërë kandidati i favorizuar dhe ka marrë detyrën.

“Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd
Lexo po ashtu “Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd

Argjentinasi thuhet se ka ‘mbledhur siç duhet’ informacione për Mançesterin si qytet, strukturën e Unitedit dhe profilet e skuadrës.

Por, në asnjë moment Unitedi nuk bëri kontakte të drejtpërdrejta me Paris Saint-Germain për të diskutuar heqjen e tij nga kontrata e tij.

Djajtë e Kuq kishin planifikuar të informonin drejtpërdrejt Pochettinon për vendimin e tyre për të emëruar Ten Hag përpara se të vinte njoftimi, por harruan ta bëjnë edhe këtë. /Telegrafi/