LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutivi nuk përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Tahiri: Edhe një gabim i Qeverisë

Ekzekutivi nuk përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Tahiri: Edhe një gabim i Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e Kosovë në mbledhjen e sotme nuk e ka përkrahur nismën për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që do t’ua lejonte qytetarëve tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit.

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët e partisë së tij do të bëjnë çmos për të mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e ka shumë gabim që nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.


|Qeveria e Kosovës është humbur dhe tjetërsuar në petkun e pushtetit, ndërsa hallet dhe kërkesat e qytetarëve i trajton vetëm në fushatë zgjedhore. Qeveria e ka shumë gabim që nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ai ka thëne së si Grup Parlamentar do të bëjnë çmos që ta mundësojnë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

“Tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për këndellje të ekonomisë dhe familjeve kosovare. Pra, duhet shfrytëzuar të gjitha burimet, të gjitha alternativat duke shfrytëzuar në këtë rast edhe Trustin, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”.

“Mospërkrahja e qytetarëve në këtë kohë të goditjeve të mëdha ekonomike, tregon se kemi qeverisje pa Qeveri!”, ka shkruar ai.

Qeveria e Republikës së Kosovë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën  ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën nga mbledhja e Qeverisë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ditë më parë ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti deri në 30 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori