Elon Musk siguron fond prej 46.5 miliardë dollarësh për blerjen e Twitterit
Elon Musk ka siguruar një zotim financimi prej 46.5 miliardë dollarësh (mbi 42 miliardë euro) për të blerë Twitterin dhe po shqyrton fillimin e një oferte tenderimi për aksionet e saj në qarkullim.
Më 14 prill të vitit 2022, shefi i Tesla dhe SpaceX ofroi të blinte të gjitha aksionet e mbetura në Twitter në një ofertë që vlerësonte kompaninë në 43 miliardë dollarë (afërsisht 40 miliardë euro).
Në një letër drejtuar kryetarit të Twitterit, Musk tha më parë se kompania duhej të transformohej në një kompani private për t’u bërë “platformë për fjalën e lirë në mbarë globin”.
_______ is the Night
— Elon Musk (@elonmusk) April 20, 2022
“Twitter ka një potencial të jashtëzakonshëm. Unë do ta zhbllokoj atë”, tha ai, raporton euronews.
Ditët e fundit Musk ka publikuar në Twitter një mesazh të fshehtë me fjalët “është nata”, me shtatë nënvizime për hapësirën bosh, një referencë e mundshme për librin e F. Scott Fitzgerald “Tender is the Night”.
Musk gjithashtu kishte publikuar më herët një mesazh në Twitter me “Love Me Tender”, të lidhur me nota muzikore, duke iu referuar këngës nga Elvis Presley.
Një ofertë tenderi do të nënkuptonte një ofertë për aksionerët e Twitter në vend të bordit. Oferta zakonisht ka një çmim shumë më të lartë se çmimi aktual i tregut. Kjo mund të lejojë Muskun të zotërojë shumicën e aksioneve në Twitter.
Por, Twitteri ishte munduar të pengonte përpjekjen e Muskut për të blerë rrjetin social përmes një “pilulë helmuese” – një pajisje financiare që kompanitë e kanë përdorur kundër kërkuesve të padëshiruar.
Në javët e fundit, Musk kishte grumbulluar më shumë se 9 për qind të aksioneve në kompaninë e mediave sociale, duke e bërë atë aksionerin e dytë më të madh. Twitter më pas i ofroi Muskut një pozicion në bordin e Twitter me kushtin që ai nuk mund të blinte më shumë se 14.9 për qind të kompanisë.
Megjithatë, Musk e refuzoi ofertën dhe bëri një përpjekje për ta bërë privat Twitterin.
Bordi i Twitter aktualisht është duke vlerësuar ofertën dhe shumë investitorë dhe analistë thonë se refuzimi ka të ngjarë, duke ndaluar çdo ndryshim në ofertën nga Musk. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSamsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të kushtojë më pak se 450 euro?
Microsoft Office në ARM?
Mediumi britanik BBC këshillon stafin të fshijnë TikTok-un nga telefonat e korporatës
ChatGPT mund të jetë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori të përdoruesve
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës