LAJMI I FUNDIT:

Raporti i FMN, Presidenti Meta: Alarm për qeverinë, Kuvendin dhe shoqërinë

Raporti i FMN, Presidenti Meta: Alarm për qeverinë, Kuvendin dhe shoqërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e cilësoi një shqetësim serioz dhe një alarm për qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimin për ngadalësim të rritjes ekonomike të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për këtë vit.

Në një reagim në Facebook, Meta tha parashikimi i FMN-së për një ulje me 2.5 pikë përqindje të rritjes ekonomike nga 4.5 për qind që ishin pritshmëritë është shqetësues.

“Me një nivel rritje prej 2 për qind për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik”, u shpreh Meta.


“Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5 për qind janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 për qind. Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, eficiencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori