LAJMI I FUNDIT:

Operacion i gjerë anti-drogë në Korçë, arrestohen 24 persona; Çuçi: Dëshmi e luftës kundër krimit të organizuar

Operacion i gjerë anti-drogë në Korçë, arrestohen 24 persona; Çuçi: Dëshmi e luftës kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sot pas një aksioni policor anti-drogë në qytetin e Korçës ku janë lëshuar 31 urdhër-arreste nga 101 persona të proceduar penalisht.

Në një njoftim në Facebook, ministri u shpreh se operacioni anti-drogë “është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar”.

“Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ka shtuar Çuçi.


“Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, ka thënë ministri.

Policia e Korçës ka finalizuar sot me sukses një operacion të gjerë antidrogë në veprimtarinë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sipas drejtuesit të kësaj policie, Gjovalin Loka gjatë operacionit “Knock down”, që ishte vetëm në fazën e parë të tij, u arrestuan 24 persona, 7 u shpallën në kërkim, ndërsa 70 të tjerë u vendosën nën hetim penal, njofton policia.

Gjithashtu, mësohet se këtyre personave iu sekuestruan 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1,556,300 lekë [12,627 euro], 20,595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori